Loading...

Media e famshme italiane: Shqipëria, mbretëresha e ardhshme e turizmit.

[sgmb id=”1″]

Në këtë artikull Shqipëria është përshkruar si një vend me aspirata të lart për tu bërë destinacion i rëndësishëm turizmi.
Portali italian ANSA, ka publikuar një shkrim për Shqipërinë dhe aspiratat e saj për tu bërë një destinacion i rëndësishëm turizmi. Ajo ka përshkruar vendin tonë duke mos i kursyer edhe lavdërimet.

Më poshtë keni artikullin e plotë të postuar nga portali:

Ka kthyer faqe me një frymë të vendosur, pas dekadash izolimi, dhe tani kërkon ti zbulojë sekretet e saj Evropës, por pa rënë në grackën e turistëve masiv. Publikuar nga Rough Guides, mes 10 destinacioneve më tërheqëse në 2016, Shqipëria synon të bëhet një destinacion për italianët. Potenciali nuk i ka shpëtuar as syrit të profesionistëve, vendi i vogël i Ballkanit, një zonë e barabartë me atë të Piemontes dhe Valle d’Aosta, është pjesë për herë të parë në katalogët e verës të grupit Alpitour që debuton për herë të parë në vendpushimet bregdetare si Vlora apo Saranda, me dy ture historike të propozuar nga marka Francorosso për fashën e mesme dhe të lartë. Së shpejti do të jetë online platforma digjitale për shitjen e shërbimeve turistike të Shqipërisë në botë: albaniatravel.com është kjo adresa e portalit që do të jetë në shumë gjuhë. Shifrat flasin që tani për ndryshimet “Në vitin 2016 – sipas Ministres së Turizmit, Milva Ekonomi, ka pasur një bum turistësh, 4,3 milion, 15% më shumë se në vitin 2015, përcjellë Shqiptarja.com

Sektori i turizmit është një ndër sektorët më të rëndësishëm me një qarkullim prej 1.5 milion euro, 7% e PBB kombëtarë. Në rritje janë turistët nga vendet fqinje si Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia, por janë rritur edhe vizitorë të ardhur nga Gjermania, Polonia, Rusia e Italia. Turistëve i ofrohet një natyrë e virgjër, rrënoja të lashta, një kuzhinë mikse në të cilën përzihen elemente orientale dhe oksidental, e njerëz miqësorë. Tre vende janë trashëgimi botërore të Unescos: Vendi arkeologjik i Butrintit, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Po bëhet përpjekje edhe në ndërtimin e memories historike të vendit. Embelema është Bunkarti i Tiranës, një qendër kulturore e krijuar në një bunker antibërthamorë, i ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste dhe e kuruar nga gazetari italian Carlo Bolino. Bunkerë çimentoje, që regjimi i ndërtoi në vitet ’70-’80, nga frika e një pushtimi shihen gjithashtu edhe si në male edhe në plazhe.

Nga viti 2014, kandidate për në BE, Shqipëria është një kantier i madh ndërtimi. Kudo po ndërtohen rrugë, pallate, spitale e shkolla, me ndihmën e të huajve, shumica italianë, të tërhequr nga taksat e ulëta si përshembull ulja e TVSH-së nga 20 në 6% për industrinë e hotelerisë. Ka edhe kujdes për ambjentin: “ Kemi prishur 20.000 mijë ndërtime abuzive, nuk duam investime për tu betonuar” shpjegon Artan Gaçi, deputet i Partisë Socialiste për Tiranën dhe nënsekretar për tregtinë e jashtme. Në Tiranë në vitin 1991 ishin në qarkullim 17 makina sepse Enver Hoxha, ndalonte makinat private, ndërsa tani janë 170.000, kryesisht të markës Mercedes. “Të drejtosh trafikun është një sfidë” tregon Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, 38 vjeç, ylli i më shumë se 300.000 fëmijëve në qytet. “ Në Tiranë – tregon – janë 103 kantiere publike, disa të mëdha si ai për stadiumin të ri, dhe disa të tjerë më të vegjël. 100 milion do të investohen nga sektori privat për të ndërtuar 20 shkolla.” Dy javë përpara zgjedhjeve politike që pritet të rikonfirmojnë Kryeministrin Edvin Kristaq Rama, Shqipëria është gati për të nisur sfidën e saj për tu bërë mbretëresha e turizmit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com