[sgmb id=”1″]
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga te policisë italiane në Varese, pasi u kapën me kokainë dhe disa mijëra Euro. Shqiptarët janë të moshës 23 vjeç dhe 25 vjeç.
Ata ngjallën dyshimet e policisë pasi bënin ndalesa në zona të caktuara të Vareses. Dy shqiptarët udhëtonin me një makinë të vogël dhe ndalesat e shpeshta të tyre bën që policia të ngrinte dyshimet se po shpërndanin lëndë narkotike. Në momentin e arrestimit, atyre ju gjetën më shumë se 50 gram kokainë, dy mijë Euro dhe 1400 franga zvicerane.
Këto shuma parash i kishin fituar nga shitja e kokainës tek klientët e tyre. Nga kqyrja e celularit të njërit prej të arrestuarve, kishte disa thirrje telefonike dhe mesazhe rreth çmimit të kokainës. Policia italiane nuk i ka bërë publike emrat e dy shqiptarëve të arrestuar. Ata akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim për ta shitur.