Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e gazetarit Artur Zheji në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.
Më herët Barka e quajti Ngjelën grek, ndërsa avokati i përmendi të ëmën.
Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?! Barka: O Zheji…
Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.
Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë. Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…
Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë. Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gram.