Është shoqëruar me tensione dhe përplasje aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve të konsideruara pa leje në bregdetin e Jalës .
Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë. Ata pretendojnë se janë me dokumente të rregullta.
“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan t’i nxjerrin e dhunë nga prona e tyre. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.