Sot isha në familjen Dunishi në ish Uzinën e sodës kaustike në Vlorë ku e kisha vizituar kohë më parë dhe me maman dhe ishte ajo që më porositi përsëri për ti ndihmuar .Një familje që jeton në kufijt e skamjes.Sapo ndaloj makinën 5 fëmijët e familjes dolën të gjithe duke u afruar te makina.
Mësoj se nëna me të atin ,të dy për shkak se nuk kishin me se ti ushqenin fëmijët kishin debatuar dhe ishin larguar prej shtëpisë.Më i rrituri prej fëmijëve kishte shkuar dhe kishte marrë një bukë veresie që ta hanin të 5 fëmijët that.Ambienti ku jetojnë është plot helme ,lagështi por më e keqja është që nuk kanë bukë për të ngrënë.Sot nuk kisha plan për të shkuar atje thjesht u kujtova për fjalët e mamase ditë më parë ,gjë e cila mendoj se eshte pikërisht drejtimi i Perëndisë për të kryer këtë veprim minimal për të siguruar dicka për të ngrën
Un do ti ndihmoj me sa kam mundësi i kushtëzuar prej vajtjes dhe ardhjes ne Tiranë per shkak te gjëndjes shëndetësore të mamasë time por doja të jepja një apel për këdo që e prek sadopak kjo video.Ndihmojeni me sa keni mundësi këtë familje .I madhi prej fëmijëve më dha numrin e të ëmës së tij 068 214 2848 për këdo që ka mundesi .Ju lutem me sa keni mundësi ndihmojini këta fëmijë.Kush ka mundësi ti japi share postimit sepse ndoshta dikush mund të ketë mundësinë për ti ndihmuar….nga Enrik Mehmeti
https://www.facebook.com/enrik.mehmeti/videos/2102457433118475/?t=0