Eshtë marrë peng një 25-vjeçar dhe është kërcënuar më pas nga tre persona.Sipas burimeve të Poliicsë Vendore, mësohet se, u arrestuan në flagrancë A. R., 48 vjeç, B. R., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Komisariati i Policisë Elbasan
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. R., 48 vjeç
B. R., 21 vjeç,
E. K., 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.