Loading...

Vijnë thatësira të mëdha, ja masat që do të merren nga KESH.

[sgmb id=”1″]

Sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare vendi po përballet me një situatë të vështirë hidrike sepse në fund të muajit prill niveli i ujit në liqenin e Fierzës ishte 16 metër më i ulët se një vit më parë dhe treguesit e këtij viti e kanë alarmuar korporatën.

Në vitin 2014, kur nisi programi i rimëkëmbjes së sektorit energjetik, banka botërore akordoi një kredi 150 milionë dollarë. Brenda kësaj shume 25 milionë dollarë janë akorduar posaçërisht për të blerë energji elektrike nga import në rast thatësire.

KESH ka marrë miratimin e bankës për ta përdorur fondin, por paralelisht i duhet edhe miratimi i qeverisë. Por fushata elektorale dhe ndryshimet teknike në qeveri duket se e kanë bërë më të vështirë kalimin e vendimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com