Loading...

“Shfaqje kukullash” e “Kukulla e krimit”, Rama-Basha ‘luftë’ online për shkollat

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë përplasur në distancë nga rrjetet sociale për çështjen e shkollave. Ishte kryeministri Edi Rama që i quante shfaqje të kukullave, deklaratat e opozitës për problemet në shkolla dhe klasat kolektive.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se klasat kolektive janë një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim, pasi i futën fëmijët në terrin e paditurisë.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë👎”, shkruan Rama.

Por Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke përdorur të njëjtën gjuhë e quajti Ramën “kukulla e krimit” ndërsa e akuzon se mbylli 133 shkolla.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Bahsa në një postim në Twitter.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com