Agallarët e partisë “Mori i kuq” (LSI), që dalin e ulërijnë nga 20 herë në ditë, për papunësinë, varfërinë, pagat e ulëta, vonesën e ndihmës ekonomike dhe pensionet e shqiptarëve, nuk e paskan hallin tek populli, por tek pagat e tyre si deputetë dhe, të familjarëve të tyre, që ende vazhdojnë të jenë drejtorë e nëpunës nëpër ministri, prefektura, ambasada e bashki, të “pushtetit mafioz” të Edi Ramës, siç e quajnë Monika e Vasali i saj.
Kjo mendësi e LSI-stëve të kamur e të pa ngopur, u shpreh nga deputeti Spahiu i Monës për Bulqizën, por që jeton në sarajet e tij në Tiranë, ndërsa në zonë shkon 1 herë në muaj, vetëm kur mbledh milionat e bizneseve dhe sekserizmave të minierave me qira, HEC-ve, pyjeve, rrugëve e doganës.
Me një mesazh në “FB”, deputeti i partisë “Morri i kuq” (LSI), ka dhënë alarmin, për rrezikun e bllokimit dhe vonesës së pagave, mbasi shteti është në krizë financiare, duke deklaruar, se vonesa e pagave është shqetësim, madje ankohet dhe për mos rritje të pagave të tyre.
Frika deputetit LSI-st, se mos i vonohet paga atij dhe deputetëve “varfanjakëve” të LSI, shprehet me këtë mesazh, të publikuaur në mëgjesin e së hënës: – “Mos u habisni, që një ditë do ngelemi të gjithë edhe pa paga, në fund të muajit”.
Kur vë kujen e krizës ekonomike, deputeti i Monës, me pagë sa 30 pensione mujore, me 7 biznese, me 5 makina luksoze, me 10 shtëpi e 30 llogari bankare, vallë ç’mund të bëjnë, 40% e familjeve që jetojnë në varfëri dhe 25% familjeve, që jetojnë në mjerim esktrem?!
Ç’ulërimë e kuje buke, duhet të vënë 88 mijë familje, që ushqehen me ndihmë ekonomike mujore, sa paga e 1 dite e deputeti, apo 30 mijë familjet, që nuk dërguan dot fëmijët në shkollë, prej varfërisë që u ka shkaktuar edhe hajdutëria gjigande e “komandës” Mona-Like dhe “ushtrisë” së kësaj partie “kuçkë”, ku bënë pjesë edhe ky deputet?!/Pamfleti