22 228 nxënës kanë startuar sot në Vlorë vitin e ri shkollor 2018-2019. Nga të cilet 1418 ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Në Vlorë ka startuar keshtu viti i ri shkollor, ndërsa krahasuar me një vit më parë, ulen në bankat e shkollës për herë të parë, 51 nxënës me shumë.
Një vit më pare në bankat e sholles uleshin per here te pare 1367 femije. Ndërkohë në Vlorë janë mbyllur gjashtë shkolla, kryesisht në fshatra, të cilat nuk plotësonin numrin e nxënësve, por edhe sepse kanë funksionuar me klasa kolektive. Nje vit me parë hapnin dyert 120 institucione arsimore, ndërsa këtë vit shkollor janë plot gjashtë shkolla më pak.