Loading...

Shoqëria e rrallë mes një myslimani dhe një të krishteri, historia prekëse pas kësaj fotoje

Postimi shoqërohet me foton e këtyre dy personazheve, të realizuar në vitin 1889. Në të shihet Ahmedi mysliman, i verbër, duke bartur mbi shpinën e tij personin me aftësi të kufizuara të besimit të krishterë, të quajtur Semir. Njëri pra kishte aftësi për të ecur, kurse tjetrin për të parë.

“Ata i ndihmonin njëri-tjetrit për t`i tejkaluar vështirësitë e jetës me të cilat përballeshin si invalidë. Banonin në një banesë dhe kishin një vend të përbashkët të punës”, shkruan Hamidi, i cili tregon se Semiri bënte punën e rrëfyesit të tregimeve (tregonte hiqaje), në njërin nga restorantet e vjetra te Damaskut, kurse Ahmedi shiste fara para restorantit dhe dëgjonte hiqajet e Semirit.

“Një dite prej ditësh Semiri kishte ndërruar jetë, ndërsa Ahmedi kishte mbetur mbi një jave i mbyllur duke qarë e vajtuar, derisa e kishte gjetur vdekja nga dhimbja dhe pikëllimi. Ky është humanizmi, i cili nuk e bën dallimin mes gjinisë, ngjyrës dhe fesë”, ka shkruar Hamiti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com