Deputeja e Partise Demokratike Nada Mecorapaj ka shkuar ne Radhime dhe ka vizituar Shkollen e Radhimes e cila nuk i hapi dyert per femijet kete vit shkollor. Kjo shkolle pati fatin e shkolles se Dukat Fshatit dhe Tragjasit te cilat gjithashtu nuk i hapen dyert per te pritur nxenesit keti vit te ri shkollor.
“Eshte nje shkolle me histori e cila i ka dhene shume gjithe treves. Eshte nje fshat i braktisur, pa qender shendetesore. Per tu theksuar eshte fakti qe banoret jane duke braktisur fshatin. Kjo shkolle sot duhet te ishte e hapur por rilindja ka vendosur ta mbylle” – eshte shprehur deputetja e opozites para dyerve te shkolles se Radhimes e cila ishte e mbyllur tashme me dryn.
Statusi i deputetes Nada Mecorapaj ne lidhje me shkollat e Njesise Administrative Orikum:
DITA E PARE E MBYLLJES SE SHKOLLAVE
Vetem ne njesine administrative Orikum u mbyllen tri shkolla: e Dukatit, Radhimes, Tragjasit. Fotot me poshte u perkasin ish-shkollave te Radhimes dhe Mifolit. Dryni dhe rrjeta e hekurit izolojne heshtjen e njeres, ndersa tjetres nuk i ka mbetur me as nami dhe as nishani i nje shkolle.
Femijet qe i banonin dikur jane duke mesuar rruget e fshatrave te tjera dhe duke u familjarizuar me shoke, shoqe dhe mesues te rinj.
Kjo eshte Vlora dhe Shqiperia e Dites se Pare te Shkolles.