Në ditën e parë të shkollës, opozita e ka nisur me denoncimin e shkollave të mbyllura. Janë 16 deputetë që janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të dëshmojnë se mijëra nxënës kanë braktisur bankat e shkollës.
NJOFTIMET NGA PD PËR MBYLLJEN E SHKOLLAVE
Deputetja Dhurata Cupi denoncon ne diten e pare te nisjes se mesimit, mungesen e 35 nxenesve ne Patin te Klosit. Se bashku me kryetarin e kesaj Bashkie zonja Cupi thekson se mungesa e kushteve ekonomike ka bere qe dhjetra nxenes te mos nisin sot mesimin.
Deputetet e qarkut te Elbasanit Endri Hasa dhe Luciano Boci ishin sot ne shkollen e Bradasheshit, shkolle e cila ka kushtuar mbi 2 milione euro por qe sot ishte e mbyllur. Deputeti Hasa tha se banoret po largohen per shkak te kushteve te renda ekonomike dhe sociale. Deputeti Boci tha se shkolla e mesme Bradashesh e destinuar per femijet eshte dhene me qera per klientelen e qeverise.
Deputetja Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave ne qytetin e Lezhes. Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkeqeverisjen me bandat.
Deputeti Klevis Balliu denoncon mbylljen e 7 shkollave ne Pogradec. Largimi masiv i banoreve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, jane arsyet e mbylljes se tyre
Nga Dajci ne Shkoder deputetja Izmira Ulqinaku tregon arsyen e mbylljes se shkollave fillore dhe te mesme. Edhe ne veri te Shqiperise, denoncohet mosfillimi i vitit te ri shkollor per qindra nxenes, ndonese nje vit me pare mesimi vijonte normalisht.
Deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon: “Rilindja” e arriti qëllimin , të shpopullojë fshatrat duke i degdisur. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit , si në Sllovë , Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas , Laças , Renx) , Luzni , Melan ( mbyllet në Trepçë , ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera , pa xhama e me tavane të rëna.