Në kohën e diktaturës,
për të cilën s’mbaron histeria,
Atdheu ynë,
a nuk qe Shqipëria?!
Kjo Shqipëria jonë,
a nuk kishte pa fund armiq,
tani këta na hapën sytë,
se armiqtë i kishim dhe miq!
Përse vinin këtu diversantët,
këta çibanë të tokës sime,
a s’vinin për të vrarë shqiptarët,
për të bërë terror dhe sabotime?!
Pérse qe angazhuar CIA-UDB-ja
-Asfalia dhe MI-PESA,
të gjitha me turp dështuan,
se Sigurimi i Shtetit qe siguresa!
A nuk vranë Ndrec Ndue Gjokën,
dhe Katër Heroinat e Mirditës,
dhjetra mësues e komisarë,
që të pengonin triumfin e dritës?!
Në ato vite të zeza terrori,
a e dini ju-o shqiptarë,
në luftën me bandat-në male,
sa bij nënash janë vrarë?!
Banditët dhe diversantët dekorohen,
nga Nishani dhe shoku Ilir,
oficerët e popullit mallkohen,
e plehrat e Kombit dalin burra të mirë!
Nishani ka qënë oficer-po s’u vra,
se rrugën e kishin pastruar të parët,
tradhtar u bë ky qerrata,
gjersa dekoroi tradhtarët!
Dhe Meta është djalë oficeri,
dhe të tjerët ish-komunista janë,
ne s’po na i nxjerrin sytë ballistët,
po na i nxjerrin njerëzit tanë!
Qeveria s’është distancuar nga kolaboracionistët,
gjersa projektet e turpit financon,
e pse ta votojmë ne antifashistët,
një qeveri që kundër historisë po punon!
Po punon kundër historisë së vërtetë,
projekte turpi me bujë promovon,
kundër kuislingëve asnjëherë nuk flet,
dhe Luftën e Veteranët e Luftës injoron!
Atdheu është i njëjti dje dhe sot,
po të njëjtë nuk janë gjithnjë shqiptarët,
të mundurit historinë s’e shkruajnë dot,
atë e kanë shkruar fitimtarët!
Bota vazhdon rrotullimin,
koha kalon e çdo gjë tretet,
koha dhe njerëzit gjithnjë ndryshojnë,
po Mëmëdheu i njëjti mbetet!
A. Duka