Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona të cilët akuzohem se kanë marrë peng me forcë në makinë dhe kanë kërcënuar shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç. dyshohet se tre të arrestuarit e kishin kërcënuar të riun, pasi dyshonin se u kishte vjedhur diçka në banesën e tyre.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Arben Raxha, 48 vjeç
• Bekim Raxha, 21 vjeç,
•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.