Të paktën dy persona janë plagosur në Bruksel si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:40 te mëngjesit ne qendër te kryeqytetit belg, i konsideruar si kryeqyteti i Evropës.
Zjarri është hapur nga 5-6 persona, të cilët thuhet se janë larguar me makine. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja belge ‘Le Soir’, referuar zëdhënësit të policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere. Nga të dhënat paraprake mësohet se një personat e lënduar ka marrë plumb në këmbë.
Aktualisht zona ndodhet nën mbikëqyrjen e forcave policore, ndërsa autoritetet janë vënë pas autorëve, të cilët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.