Loading...

Aksidentohet shqiptari në ishullin e Kretës në Greqi

Një 48-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në ishullin e Kretës në Greqi. Viktima po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë.

Sipas mediave greke, 48-vjeçarit iu dha ndihma e parë sa më shpejt, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.Identiteti i tij nuk është bërë me dije. Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme në një prej akseve më të rrezikshme të këtij ishulli.

Mediat vendase shkruajnë se që prej fillimit të vitit, në Kretë kanë vdekur 38 persona nga aksidentet rrugore.48-vjeçari shqiptar që udhëtonte me motor është viktima e fundit. Policia greke është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com