[sgmb id=”1″]
Një 27 vjeçar me origjinë shqiptare është prangosur nga efektivët e policisë në Bergamo, teksa në makinën e tij janë gjetur 5 topa drogë në formë veze me “çokollatë”.
Shqiptari ra në pranga pasi I kishte rënë në sy policisë për shkak të manovrave të çuditshme që kishte bërë me makinën e tij të tipit Audi A3. Policia e ka vëzhguar shqiptarin i cili shkonte dhe e fshehte drogën pranë një shkëmbi në qytezën e Dalmines.
Kur policia ka mbërritur dhe ka kapur në befasi shqiptarin, I ka gjetur me vete drogën si dhe 5 topa të tjerë çokollatë në pjesën e shkëmbit ku ai fshehte lëndën narkotike.
Pas shoqërimit dhe marrjen në pyetje është zbuluar se fakti përse ai e fshehte drogën jashtë shtëpisë së tij, ka qenë e dadhura, me të cilën kishte patur një sërë zënkash në lidhje me drogën.
Fatmirësisht për shqiptarin 27 vjeçar gjithçka ka shkuar mirë pasi ai është lënë nën arrest shtëpiak, falë faktit se nuk kishte rekorde kriminale.