Loading...

Përfundon në pranga shqiptari në Greqi, do habiteni çfarë vidhte në spital

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë në shtetin fqinj, pasi rezulton të jetë një ndër anëtarët e bandës, e cila vodhi 140.000 litra naftë gjatë periudhës 2013-2015 në spitalin e Rodos.

Kjo vjedhje është kryer nga një bandë, së cilës i përkiste edhe shqiptari 44-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Kujtojmë se nga kjo bandë është arrestuar edhe një shqiptare 28-vjeçare dhe një grek 48-vjeçar.

Drejtësi greke akuzon këta persona, pasi në vitin 2013, ata vodhën një sasi të konsiderueshme nafte nga spitali përmes tubacioneve nëntokësore.

Po ashtu, për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht të moshave 25 dhe 23 vjeç. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve, por policia greke vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com