Një aksident rrugor është bërë shkak që banorët e zonës së Shëngjinit të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Kjo pasi shoferi goditi një prej shtyllave elektrike duke shkaktuar ndërprerje për pasojë.
Makina u përplas me shtyllën e tensionit të mesëm të fiderit nr 17, që furnizon Shëngjinin dhe plazhin “Rana e Hedhun”.
Menjëherë janë vënë në lëvizje brigadat e OSHEE-së, të cilat brenda 30 minutave kanë bërë të mundur riparimin e dëmit, duke rikthyer energjine elektrike të të gjithë linjes elektrike. Sakaq për aksidentin, OSHEE thotë se ka bërë denoncim në polici.