Loading...

Policia greke bën për spital shqiptarin se ishte pa dokumente

Një shqiptar nga Librazhdi është dhunuar barbarisht nga policia greke vetëm se ishte emigrant ilegal dhe nuk dispononte dokumentet e lejes së qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga i dhunuari me inicialet A.B. 45 vjeç në Komisariatin e Devollit. Pas dhunës së ushtruar me mjete të forta, shqiptari është depërtuar në Kapshticë.

“Më datë 14.09.2018, shtetasi A.B. vjeç 45, banues në Librazhd, i deportuar në VKK Kapshticë, kallëzon se ka qenë emigrant ilegal në Greqi dhe më datë 10.09.2018, në qytetin e Edesas, është kapur nga policia greke dhe është goditur me mjete të forta dhe ka mare ndihmë mjekësore në spitalin e Bilishtit.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.”- thuhet në njoftimin e policisë Devoll.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com