Deputeti i opozitës Nard Ndoka ka bërë një koment shumë ironik dhe tallës ndaj “shfaqjes me aeroplanë” që po jep Kryeministri Rama prej dy ditësh.
Ndoka shkruan se Rama po na e shet Erdoganin për Lasgush duke ju referuar faktit që “Air Albania”; 49.12% të aksioneve i perkasin Turkish Airlines, 50.88% të aksioneve janë të ndara midis Albcontron (një korporate në pronesi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”.
Ja postimi i plotë i deputetit Nard Ndoka
KM e shet Erdoganin per “Lasgush”!
“Air Albania”; 49.12% të aksioneve i perkasin Turkish Airlines, 50.88% të aksioneve janë të ndara midis Albcontron (një korporate në pronesi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”. ????Ajo çfarë nuk dihet është se sa perqind të aksioneve i perkasin qeverisë shqiptare dhe sa partnerit të saj privat?! ???? Aferë korruptive, e kamufluar, me flamur kuq e zi! ????