Ka ndërruar jetë dy ditë pas aksidentit tragjik, i mituri që u përplas nga makina në Fier. Ngjarja ndodhur në 13 shtator kur 11-vjecari u përplas nga një makinë tip “Skoda” në rrugën Fier – Seman, në fshatin Fermë Çlirim.
Makina drejtohej nga një 33-vjeçar i cili u shoqërua në polici menjëherë pas aksidentit.
Njoftimi i Policisë për aksidentin
Më datë 13. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., vjeç 33, banues në fshatin Seman, pasi në aksin rrugor Fier – Seman, në Fermë Çlirim, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M. G., vjeç 11, banues në fshatin Ndërmënas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.