Një luftë e egër për mbijetesë ka nisur mes kapove të politikës shqiptare. Lulzim Basha po kalon vijën e kuqe të përcaktuar në dhjetor të 2014 nga George Soros në raport me Edi Ramën dhe pushtetin e tij të inkriminuar.
Dihet tashmë se Rama dhe Basha janë në një aleancë solide që kur George Soros erdhri në Tiranë në fund të vitit 2014 dhe i takoi që të dy kokë më kokë. Që nga ajo kohë Rama-Basha u bashkuan kundër Berishës dhe Metës.
Këtë e tregoi edhe kur Rama e mori Bashën në qeveri në maj të 2017, pavarësisht akuzave të Bashën në publik. Por, kjo aleancë tashmë po lëkundet, për shkak se Lulzim Basha ka kaluar vijën e kuqe me propozimin për Vetingun e politikanëve.
Amendamentet për Vetingun e politikanëve nuk fundosin vetëm Ilir Metën, por shkatërrojnë edhe Edi Ramën dhe bandën e tij, për shkak të lidhjeve të forta me krimin e organizuar.
Vetë Edi Rama ka lidhje të njohura botërisht me kapot e krimit dhe trafiqeve në Shqipëri. Një pjesë të tyre i bëri deputetë, kryetarë bashkish dhe drejtorë.
Pasi u larguan me ligjin e dekriminalizimit, Rama po ruan lidhjet e forta me bosët e krimit, duke u dhënë tendera dhe duke u pastruar paratë, në këmbim të blerjes së votave në zgjedhjet që do të vijnë.
Figurat kryesore që drejtojnë sot PS kanë deklaruar se kanë hyrje dhe dalje famijare me bosët e trafikut të drogës. Ministri i Brendshëm ka vëllain kapo të drogës, ndërsa një figurë e lartë e PS ka famijarët të përfshirë në botën e krimit. Disa deputetë janë dora e krimit të organizuar në Parlament. Disa ministra dhe kryebashkiakë janë zara të kapove të drogës dhe trafiqeve. Në këtë kuadër, Vetingu i politikanëve, i propozuar nga Lulzim Basha, hedh në erë pushtetin e Edi Ramës.
Disa ditë pasi Lulzim Basha po këmbëngul për Vetingun në politikë, Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet. Rama po kërcënon Bashën me hapjen e dosjes së korrupsionit në rrugën Durrës-Kukës, ku kreu i PD akuzohet për vjedhjen e 230 milionë eurove.
Rama ka urdhëruar anti-korrupsionin në Kryeministri dhe organet e tjera që ka në varësi që të hapin edhe një herë letrat e aferës me Rrugën e Kombit, për të nxjerrë në pah përgjegjësistë penale të Lulzim Bashës. Më pas dosja do t’i shkojë në tavolinë kryeprokurores Arta Marku. Nëse Basha nuk heq dorë nga Vetingu i politikanëve për lidhjet me krimin, Rama pritet të kërkojë edhe hapjen e dy dosjeve të tjeta të Lulzim Bashës për shitjen e detit Greqisë dhe vrasjet e 21 Janarit.
Krahas hedhjes në veprim të anti-korrupsionit, Rama ka vënë në lëvizje edhe Komisionin e Ekonomisë për hapjen e dosjes së Rrugës. Komisini i Ekonomisë ka urdhëruar Kontrollin e Lartë të Shtetit që të kontollojë edhe një herë vjedhjet me Rrugën e Kombit nga Lulzim Basha, duke shtuar presionin ndaj kreut të PD që të tërheqë sa më shpejt ligjin për Vetingun e politikanëve. Nëse Basha nuk do të tëhiqet nga Vetingut, në lëvizje pritet të vihet edhe prokuroria, e cila pas largimit të zarit të Berishës dhe Metës (Adriatik Llalla) kontollohet nga Rama./Pamfleti