Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
Një automjet që drejtohej nga shtetasja Ermira Cuberi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës. Për pasojë është plagosur rëndë nëna e drejtueses e cila ndodhej pasagjere, një mjeke pediatre e njohur në zonë.
Drejtuesja ka marrë lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca si dhe policia, e cila ka nisur hetimet.