[sgmb id=”1″]
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar gatishmërinë e Athinës për të nisur negociatat për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë, por theksoi se refuzon të diskutojë për çështjen Çame.
Në fjalën e mbajtur në qytetin e Kozanit, ministri u shpreh se çështja çame nuk ka vend në paketën e propozuar për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë came, çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë.
Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës, megjithëse nuk e di pse konsiderojnë që jemi ende në luftë.
Të zgjidhim çështjet konsullore. Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj”, ka thënë Kotzias.
Pak ditë më parë në Bruksel u zhvillua takimi i dytë mes kryeministrave Aleksis Tsipras dhe Edi Rama, që nga koha kur kanë marrë drejtimin e qeverive respektive