Loading...

Përkujtohet dalja partizane e 68 vajzave fierake, rast unikal

Në Fier u përkujtua sot dalja partizane 75 vjet më parë, e 68 vajzave nga ky qytet, që u konsiderua si një rast unikal në Shqipëri, Ballkan dhe në Europën e pushtuar nga nazifashistët.

75 vjet më parë, më 14 shtator 1943, gjashtëdhjetë e tetë vajza nga qyteti i Fierit, u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane.

Kjo ishte një ngjarje e madhe për një qytet që atëherë kishte rreth 6 mijë banorë.

I pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të daljes partizane të 68 vajzave fierake ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të frymëzuara nga ideali i lirisë, vajzat studente e nxënëse, punëtore e shtëpiake, u nisën nga shtëpitë e tyre dhe u drejtuan për në zonat e çliruara nga partizanët për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Shqipërisë.

Në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të këtij akti sublim ishin të pranishëm edhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, pasardhës të vajzave partizane dhe drejtues vendorë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com