Loading...

Basha rrëfen dhimbjen personale:Prindërve të mi nuk iu del! I ndihmoj unë por…

[sgmb id=”1″]

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka habitur qytetarët e Fierit, kur gjatë një takimi elektoral një përvojë të dhimbshme personale të tij.

Ndërsa u ndal gjatë fjalimit të tij tek nevoja e rritjes së mëtejshme të pensioneve, Basha vendosi që të jepte një ilustrim nga jeta e tij.

“Babai im ka nisur punën 14 vjeç, ka punuar 45 vite mekanik, tani është në pension. Mamaja ime ka punuar 40 vite mesuese dhe është në pension. Por nuk ju del! i ndihmoj unë herë pas here, atëherë kur mundem”, u shpreh Basha.

Por kjo mënyrë e shprehjes së Bashës në Fier është gati gati absurde pasi Lulzimi ka qënë Ministër i Brendshëm, Kryetar Bashkie, deputet dhe Ministër Transportesh, ku vetëm për rrugën e Kombit akuzohet për korrupsion prej 300 milionë dollarësh, gruaja e tij figuron si milionere etj. Me gjithë këtë karrierë si mundet Basha të shprehet si i ‘varfër’ kur popullit që i flet mezi i del rroga, apo mbase skanë rrogë fare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com