[sgmb id=”1″]
hjetëra shfaqje në teatër, si aktor e më pas si regjisor, karaktere komike në “Portokalli”, e më pas “Apartamenti 2XL”, pjesëmarrje në filma, sitcom-e të, janë të shumta sukseset e Gent Bejkos në Shqipëri.
Megjithatë, aktori dhe regjisori i njohur u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku planifikonte ndërtimin e një karrierë ndërkombëtare.
E me sa duket, ndonëse pa bërë shumë zhurmë, Genti ia ka arritur. Aktori i njohur shqiptar ka arritur të depërtojë në Hollywood dhe të bëhet pjesë e kinematografisë më të suksesshme në botë.
Emri i tij tashmë është në listën e castit të aktorëve të filmit “Mother”, një projekt që ka si protagoniste të mirënjohurën Jennifer Lawrence, aktorin Javier Bardem dhe Michelle Pfeiffer.
Lajmin e ka zbuluar vetë Genti, i cili ka postuar listën e aktorëve të filmit, ku përfshihet dhe emri i tij. “Upss I did it again. It’s coming! ☺Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari☺”, shkruan Gent Bejko.
Filmi është një triller-horror psikologjik me skenar dhe regji nga Darren Aronofsky. Ai përqendrohet në një çift, që iu vihet marrëdhënia në provë kur miq të paftuar u vijnë në shtëpi, duke iu prishur ekzistencën e qetë.
Ky është hapi i parë i madh i Gentit në kinematografinë Hollywood-iane, por me gjasa jo i vetmi.