Policia e Vlorës ka arrestuar një të ri, pasi muajin e kaluar tentoi të ekzekutojë një person në lagjen ‘Pavarësia’. Në pranga ka përfunduar 31-vjeçari Fatjon Aliraj.
Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.
Policia bëri ndalimin e tij për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.