Edi Rama u kthye thuajse pas një viti në ekranin e Top Channel. Hera e fundit që kryeministri shfaqej në televizionin kombëtar ishte në ‘Top Show’ në drejtimin e Alban Dudushit. Sezonin e kaluar emisioni më i rëndësishëm në TCH ishte ‘Të paekspozuarit’ nën drejtimin e Ylli Rakipit.
Por edhe pse TCH një nga televizionet më të rëndësishme në vend, kryeministri nuk e mori asnjëherë mundimin të ulej para Ylli Rakipit, pavarësisht se kishte ftesë. Kryeministri u shfaq mbrëmjen e të enjtes në këtë ekran në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit.
A do të thotë rikthimi i Ramës në këtë televizion se ka rregulluar marrëdhëniet me Ben Blushin, një nga zërat kundër në kohën kur ishte në Kuvend, por tashmë mban postin e drejtorit të përgjithshëm të këtij televizioni?
Pjesëmarrja në emision ndoshta do të thotë se nuk i ka rregulluar marrëdhëniet me Ben Blushin, por i ka të shkëlqyera ato me gazetaren Eni Vasili.
“Je ti këtu, prandaj erdha dhe unë në Top Channel”- i tha Rama në emision dhe më pas shkëmbyen nga një buzëqeshje./Shkodra News.