Loading...

Rusët helmojnë personin që ndaloi finalen Francë-Kroaci

Pytor Verzilov, anëtari i grupit “Pussy Riot”, u bë protagonist në finalen e Botërorit të Rusisë, duke ndërprerë ndeshjen mes Francës dhe Kroacisë, por tashmë ai ndodhet i shtruar në spital ku po lufton me jetën.

Pas ngjarjes së korrikut, ai qëndroi 15 ditë në burg, ndërsa më pas mori masën detyrim paraqitje. Ai u paraqit së fundmi në polici, ndërsa po në të njëjtën ditë shfaqi shqetësime shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë nga e dashura e tij në spital, nga ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Miqtë dhe familja e tij janë shprehur se Pytor Verzilov është helmuar, por ende kjo gjë nuk është konfirmuar.

Pas protestës në Botëror, grupi lançoi videoklipin, “Track About Good Cop”. I njohur për kritikat ndaj Vladimir Putin dhe qeverisë së tij, “Pussy Riot” është bërë i njohur në vitin 2012, me këngën e tyre protestuese “Punk Prayer”, në Katedralen e Moskës, Krishti shpëtimtar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com