Loading...

Gazetari Enrik Mehmeti tregon arsyen pse ndodhi tragjedia e Selenicës (Video)

Gazetari Enrik Mehmeti, të mërkurën, tregoi se masakra me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, ndodhi me shumë gjasa pas sherrit për pulat mes Ritvan Zykajt dhe kushërinjve të tij.Ngjarja ka çuar drejt konfliktit çka ka sjellë edhe tragjedinë. I riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë.Mehmeti tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se Ritvan Zykaj është akuzuar nga të afërmit e tij edhe për një vjedhje tjetër 4 vite më parë, specifikisht për vjedhjen e katër pulave të detit.Sipas gazetarit, Zykaj është arrestuar kohë më parë edhe në Greqi për të njëjtën akuzë.Më tej, Mehmeti rrëfei se Ritvan Zykaj nuk ka shfaqur pendesë në lidhje me aktin e kryer, ndërsa është pyetur nga policia ka thënë se të njëjtën ngjarje mund t’a përsëriste edhe njëherë tjetër.

“Unë e kam parë në sallën e gjyqit, i kam folur, por ai nuk jepte asnjë reagim”,-tha Mehmeti.

Tetë persona, anëtarë të një familje, u qëlluan për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë.Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra. Emrat e viktimave janë Demir Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Perri Zykaj, Vasilika Zykaj, Afërdita Zykaj, Sara Zykaj (15 vjeçe) dhe Ledion Zykaj (8 vjeç).

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com