Pesë arrestime u kryen të enjten në mëngjes nga karabinierët e komandës provinciale të Padovës në vrazhdën e një hetimi nga prokuroria për trafikun e drogës.
Masat janë njoftuar nga karabinierët që kanë bërë bastisje të shumta ndaj njerëzve të përfshirë në shitjen e drogës, raporton “Corriere della Sera”.
Operacioni bëri të mundur shpërbërjen e një grupi italiano-shqiptar të shitësve të drogës që vepruan kryesisht në komunat Alta Padovana, por edhe në Treviso dhe Venecia.
Të shumtë, ndër blerësit, ishin edhe të rinj nga provinca e Vicenzës.
Identitet e personave të vënë në pranga nuk bëhen ende me dije.