Pas vendimit të Parlamentit Evropian që rekomandoi heqjen e vizave për Kosovën, kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri sulmon Parlamentin Europian për të cilin thotë se hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën.
“Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!
Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”- ka shkruar Rama.