Loading...

Mister ekzekutimi i të riut shqiptar në SHBA, do habiteni me gjestin e zyrtarit për gjetjen e autorëve

Pak ditë pas ekzekutimit të shqiptarit Grei Frashëri në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ende nuk ka asnjë autor të dyshyar për ngjarjen. 23-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge të Brooklyn, por ende nuk dihen motivet.

Policia e New Yrok, të mërkurën vuri në dispozicion 2 mijë e 500 dollarë për këdo që mund të ketë informacione të vlefshme për vrasjen. Kësaj shumë iu shtuan edhe 1 mijë dollarë të tjera nga një anëtar i Këshillit të New York, Justin Brannan.

“Po shtoj 1 mijë dollarë nga paratë e mia, si shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për vrasjen e Grei Frashërit“, tha Brannan

“Mesazhi jonë duhet të jetë i qartë si kristali: Kjo lloj dhune nuk do të tolerohet në komunitetin tonë. Nuk më intereson cilat janë rrethanat, nuk do të vrisni dikë në rrugët e lagjes time dhe t’ia hidhni paq. As sot, as kurrë”, shtoi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com