Loading...

E rëndë / Rama u ndalon dashnoret ministrave, ja ku duhet te marrin leje

Qeveria e Edi Ramës sa vjen e bëhet edhe më qesharake. Në vend që t’u ndalojë vjedhjen, Edi Rama ka vendosur t’u ndalojë dashnoret ministrave, zëvendësministrave dhe drejtorëve. Me anë të një urdhri të posaçëm, Rama nuk lejon që ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët që të udhëtojnë jashtë vendit pa i marrë më parë leje Ditmir Bushatit. Siç dihet, udhëtimet jashtë vendit janë mundësia kryesore e zyrtarëve të shtetit për t’u çmallur me dashnoret, për të fshehur paratë e korrupsionit dhe për të bërë pazare. Me hyrjen në fuqi të urdhrit të Ramës, të lartpërmendurit mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm nëse u jep leje Ditmir Bushati, i cili lajmëron Fugën për çdo lëvizje të tyre.

Në urdhrin e pazakontë të Ramës thuhet se “Vizitat zyrtare dhe të punës të anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim”.

Urdhri u ndalon zyrtarëve të lartpërmendur që të diskutojnë me dikë për çështje politike pa pyetur më parë Bushatin, i cili nga ana e tij pyet Fugën. Në urdhër thuhet se “Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në korrespondencën me ambasadorë e përfaqësues të tjerë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për çështje me karakter politik ose me rëndësi për marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera apo organizatat ndërkombëtare, duhet të njoftojnë, paraprakisht, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila jep, me shkrim, mendimin e saj për qëndrimin që duhet mbajtur”.

Ata nuk duhet të bëjnë as deklarata pa pyetur Bushatin. Këtu fjala është më shumë për kryetarët e bashkive, të cilët shumica janë pa shkollë. Për këtë urdhri thotë “Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Për çështje të politikës së jashtme të një rëndësie të veçantë, funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike, duhet të konsultohen, paraprakisht, me Ministrinë e Punëve të Jashtme”.

Ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët nuk mund as të ftojnë dikë pa leje. Për këtë çështje urdhri është i qartë, teksa thotë se “Ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor, në ushtrimin e veprimtarisë me jashtë, kanë për detyrë: a) të njoftojnë, menjëherë, Ministrinë e Punëve të Jashtme për çështjet në fushën e marrëdhënieve me jashtë që trajtohen gjatë takimeve të drejtuesve të institucionit me përfaqësues të trupit diplomatik të shteteve dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, apo në letrat dhe mesazhet që autoritete të huaja i dërgojnë drejtuesit të institucionit”.

Urdhri detyron Bushatin që të këshillojë zyrtarët para se të dalin jashtë shtetit. Në urdhër thuhet se “Të ndihmojë me materiale dhe brenda përgjegjësisë së saj, të këshillojë për përgatitjen e vizitave e të takimeve të planifikuara të ministrive, institucioneve qendrore dhe organeve të pushtetit vendor. Të ofrojë ndihmën e nevojshme ligjore në procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndër-kombëtare nga ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin në fuqi. T’u komunikojë përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë kërkesat që vijnë nga institucionet e ndryshme, të cilat i gjykon të arsyeshme”./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com