Loading...

20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, vitet kalojnë dhe në PD janë zhdukur “Azemët” dhe shtohen përditë “Hajdarët”

Në 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të Dhjetorit para selisë së PD, ishin mbledhur të gjithë, kundërshtarë, kritikë, të rinj dhe të vjetër në këtë parti.

Të gjithë të mallëngjyer, të gjithë duke lotuar që nga Berisha që nuk ka lënë gjë pa bërë kundër Hajdarit, duke e denigruar, përjashtuar nga kryesia, grupi parlamentar dhe në fund sipas akuzave ndaj tij, dhe duke e nxjerrë në pritë dhe duke e vrarë.

Nuk mbeten pas dhe ata që i bënë gropën, e armiqësuan me Berishën, e armiqësuan me kupolën e PD, e lanë jashtë qeverisjes, apo thjeshtë dhe vetëm ngritën dorën dhe votuan në heshtje për denigrimin dhe përjashtimin e tij.

Por nga një pjesë e madhe e PD pranohet se kjo parti nuk është më ajo që kishte ëndërruar Azem Hajdari. Deklaratë në parim kjo, por që e thanë shumë vetë, duke deklaruar se tashmë PD nuk njihet, nuk ka më themelues, qëndrestarë, idealistë.

PD sipas Mustafajt, Bislim Ahmetajt dhe të tjerëve nuk është më partia që joshte njerëzit të vinin tek ajo edhe në ditët më të vështira të saj, por tashmë i largohen të gjithë dhe përditë.

Astrit Patozi kritik i Bashës shkoi më tej teksa tha se Lulzim Basha është njeriu që e spastroi PD-në nga demokratët dhe ka sjellë në parti sojin e tij. Dikush nën zë thotë se PD është mbushur me “kollovarë” dhe nuk bën hajr kjo parti sa të jenë ata nëpër këmbë.

Por ka qënë Haxhi Isufi një humorist i njohur, më afër të djathtës, ai që e ka perifrazuar shumë qartë gjendjen aktuale të PD, duke bërë paralele me 20 vite më parë kur Hajdari ishte gjallë.

“20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, vitet kalojne dhe në PD po pakësohen “Azemët” dhe po shtohen përditë “Hajdarët”, ka shkruajtur ai në rrjetin social.

Dhe se kush janë “azemët dhe kush quhet “Hajdar” në terminologjinë popullore të gjithë shqiptarët e dinë. Edhe në PD. Pavarësisht se bëjnë sikur nuk e kuptojnë./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com