Loading...

Kreu i ALUIZNI-t: Të hënën nis legalizimi i banesave të ndërtuara para ’91: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame njoftoi qytetaret që kanë banesa apo objekte të ndërtuara para vitit 1991 dhe që nuk zotërojnë dokumentin e pronësisë të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t duke nisur nga kjo e hënë për të aplikuar për legalizimin e këtyre banesave.

Lame tha se numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim i qeverisë është 40-60 mijë.

“Dhënie dokumenti për pronarët që kanë ndërtuar para vitit 1991 dhe nuk kanë dokumentin e pronësisë. Numri i banesave varion nga 40 deri në 60 mijë, pasi nuk është bërë një census për këtë kategori.

ALUIZN-i do zbatojë vendimin e qeverisë. Duke filluar nga e hëna e kësaj jave, të gjithë qytetarët mund të paraqiten në sporteleve tona për t aplikuar për regjistrimin”- tha Lame.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com