Loading...

Cili politikan e urdhëroi lirimin e Durim Bamit? Bosi i vrasjeve me pagesë ‘njollë të zezë’ RENEA-s së Xhafajt

Vetëm pak orë pas arrestimit, ‘i forti’ i Krujës do të shijonte sërish lirinë. Bosi i vrasjeve me pagesë, Durim Bami, është një mesazh i qartë se policia e Fatmir Xhafjat funksionon thjesht si robot dhe nuk ka asnjë rol qendror në goditjen e krimit. Aksionet e dështuara dhe të sfumuara njëri pas tjetrit i kanë krijuar një njollë të zezë policisë dhe RENEA-s, teksa janë dëshmi e qartë se në vendin tonë drejton krimi i lidhur me politikën.

Lirimi i Durim Bamit, i cili është autor i një sërë krimesh, që nga vrasjet, rrëmbimet, kërcënimet, tritolet e droga, është rasti më skandaloz dhe pas këtij vendimi fshihet padyshim një politikan. Menjëherë sapo forcat RENEA nisën akasionin në Niklën e Bamit, grupe të fuqishme të politikës dhe biznesit u vunë në lëvizje për të bërë planin se si ta shpëtonin ‘të fortin’ e vendit, që ka nën kontroll edhe vetë politikanët.

Dhe kështu ndodhi, pa kaluar akoma pesë orë nga arrestimi i tij, vrasësi me pagesë la sërish qelinë, duke vijuar i lirë misionin e tij dashakeq. Ky vendim ka ardhur padyshim pas ndërhyrjes së grupeve të fuqishme të politikës dhe biznesit, të cilët i duan të lirë ‘kokat’ e bandës së Niklës, siç janë Durim Bami dhe Flamur Haka.

Nikla është një zonë e nxehtë, ku kanë ndodhur jo pak krime e shpërthime tritolesh. Pikërisht nga kjo zonë dyshohet se ka ardhur edhe vrasja e Artan Santos, vrasje për të cilën disa segmente të politikës nuk duan që të zbardhet.

Emri i Durim Bamit është komentuar jo pak edhe më parë, për ngjarjen e bujshme të atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit. Një çështje kjo që çoi me radhë në Gjykatën e Lartë krerët më të lartë të shtetit, që nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ili Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-deputetin Mark Frroku, etj. Durim Bami dyshohet të ketë lidhje të forta me deputetin Tom Doshi, pasi akuzohet se është pjesë e një makionacioni së bashku me deputetin.

Megjithatë, lidhjet e Bamit me politikën duket të jenë shumë të thella, ku kanë krijuar grupe të fuqishme, që nuk mund të mposhten nga policia e Fatmir Xhafajt. Këto janë dëshmi të qarta se krimi dhe politika janë bërë një dhe veprojnë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, të patrembur nga askush dhe asgjë./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com