Loading...

Mikesha e Mikel Shallarit e shoqëruar për vrasjen e komisarit? Çako: Do sqarojmë…

[sgmb id=”1″]

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se provat e mbledhura deri tani çojnë te Mikel Shallari si vrasës i komisar Artan Cukut.

Gjatë konferencës për shtyp ai u pyet edhe për faktin se përse ishte shoqëruar mikesha e Shallarit dhe cila ishte lidhja e saj me vrasjen.

Cili është roli i të dyshuarit Shallari në ngjarje? Është ekzekutor apo porositës?

Roli i Mikel Shallarit është ekzekutor.

A keni shpallur ndonjë të dyshuar si porositës dhe cila është pista që dyshohet?

Ka edhe persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe që janë bashkëpunëtorë. Roli i të cilëve do të përcaktohet gjatë hetimit me kalimin e kohës. Pista është sekret profesional. Besoj se Prokurori mund të shpjegojë më shumë.

Keni arritur të gjeni prova sa i përket armës së krimit dhe a janë dy bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar për ta fshehur atë?

Provat e administruara deri në këtë moment janë të konsiderueshme. Vazhdojmë punën për dokumentin e plotë të dy bashkëpunëtorëve.

Mikel Shallari ka dalë jashtë vendit, ka qenë vrasës me pagesë?

Detajet i përkasin hetimit. Çdo moment tjetër do zbardhet në një moment të dytë.

Burimet flasin edhe për dy të shoqëruar, mikesha e Mikel Shallarit dhe një person tjetër. Janë të dyshuar për ndonjë vepër penale?

Gjithçka është në procedurë, do sqarohet pozita e gjithësecilit që është shoqëruar në këtë ngjarje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com