Loading...

Ja masat që do të merren për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout.

[sgmb id=”1″]

Policia e Lezhës njofton masat e marra për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2017.

Sipas policisë, nga ora 08:00 datë 12.06.2017 – datë 13.06.2017 ora 24:00, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë: ” Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout “, ” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”, ” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”, “Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout” .

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com