Florim Shehu, 33-vjeç, që jeton në Changé, Francë, ka marrë leje qëndrimi nga shteti francez pas heroizmit të tij, ku shpëtoi 6 vetë nga përmbytja qershorin e këtij viti.
Florim Shehu nuk do ta harrojë kurrë datën 9 qershor, kur arriti të shpëtonte 6 vetë, të cilët ishin bllokuar nga përmbytja në shtëpinë e tyre.
Të shtunën, 8 shtator, Florimi mori një letër nga Prefektura duke i bërë të ditur atij se i ishte dhënë leje qëndrimi, e vlefshme për një viti. Po atë ditë, qyteti i Changés, bëri një festë falënderimi për heroin e quajtur Florim.
Qyteti gjithashtu ka hapur një fushatë që të mbledhë para dhe me to Florimit t’i blihet një makinë e re.
Florimi, baba i dy fëmijëve, është shprehur:
“Jam një njeri i lumtur. Unë dhe familja ime janë të integruar mirë në Changé.”
Pa punë dhe pa letra, Florimi kishte aplikuar për azil nga Prefektura e Majuestit që në dhjetor të vitit 2017 dhe tani jeton në Changé bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.