Loading...

Operacioni në Nikël, 10 të ndaluar, në shënjestër edhe shtëpia e personazhit të njohur

Detaje të reja mësohen nga operacioni i madh policor në Nikël të Krujës. Pas rrethimit të fshatit me blinda, mësohet se snajper janë vendosur në pikat kyçe.

Policia, FNSH dhe RENEA ndërkohë kanë kontrolluar shtëpitë e disa personave me precedentë penalë kryesisht nga fisi Haka e më tej dhe kanë shoqëruar 6: Marenglen Hakën, Bedri Hakën, Durim Bamin, Valter Bamin dhe Ylli Cangun. Në banesat e këtyre personave janë gjetur armë dhe drogë.

Në pranga është vënë Fatmir Haka, i njohur me nofkën Tuku dhe kryetar i Grupit të NIklës, grup që akuzohet për një sërë krimesh.

Operacioni ka nisur në orën 5:00 të mëngjesit i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com