Loading...

SHBA-BE ‘shkundin’ politikën shqiptare, gati të hapin ‘dosjet e zeza’, fronti i së keqes bashkohet për të shpëtuar ‘kokën’

Aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, pritet të nisin menjëherë punën për të goditur politikanët e korruptuar shqiptarë. Ambasadorët e huaj në vendin tonë kanë gati ‘dosjet e zeza’ të politikanëve kriminelë e të korruptuar, ku në krye të listës qëndron pa asnjë dyshim Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Këta dy ‘kokat’ e krimit dhe korrupsionit shqiptar janë paralajmëruar prej kohësh nga ndërkombëtarët se së shpejti i pret fundi i hidhur. Hapja e dosjeve të tyre do të nxjerrë në pah të gjitha skandalet e dyshes kriminale Meta-Berisha, që do të shënojë dhe fundin e tyre politik, duke i çuar në burg, ku do të kalben përjetësisht.

Kjo ju ka futur tmerrin këtyre politikanëve, të cilët po bëjnë lëvizjet e fundit për t’i shpëtuar qelisë. Meta dhe Berisha kanë dalë gjithmonë hapur kundër ambasadorëve SHBA e BE në vendin tonë, duke i sulmuar me çdo ‘gur’ që kishin në dorë. Tashmë, kur nuk ju ka mbetur më asnjë gur, ata janë bashkuar së bashku, duke tërhequr pranë vetes edhe politikanë të tjerë të përfshirë në krim.

E tillë ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila mbajti dje një qëndrim të hapur kundër ndërkombëtarëve, e frikësuar deri në palcë nga Vettingu në politikë. Me të njëjtën gjuhë të ashpër si Meta dhe Berisha, Kryemadhi tha se ambasadorët janë bërë si nënë e babë.

“Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve”.

Kryemadhin e ka kapur vonë frika, pasi Berisha i tmerruar nga dora e hekurt e ndërkombëtarëve, flet me një gjuhë të ashpër prej kohësh.

“Një ambasador ka për mision dhe jep një kontribut shumë më të madh nga se e dinë njerëzit në marrëdhëniet midis dy vendeve. Mënyra më e papërshtatshme e veprimit të një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin”, është shprehur Berisha më parë.

I ashpër ndaj Donald Lu është treguar edhe Ilir Meta, i cili u frikësua pas deklaratës së tij se do të kapë ‘peshqit e mëdhenj’. Në një përgjigje të fortë dhe aspak të denjë për një Preisdent, Meta shprehej se ambasadori i një vendi si SHBA duhet të jetë serioz dhe jo karagjoz në deklaratat e tij.

Tashmë, teksa po afrohet fundi i tyre, Berisha, Meta dhe Kryemadhi janë bërë bashkë, duke ju shpallur luftë ndërkombëtarëve, një luftë që padyshim do të ketë vetëm një humbës: Frontin e së keqes në Shqipëri./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com