Loading...

Vlorë/ DRSH dhe Kryqi i Kuq, aktivitet sensibilizues për dhënien e ndihmës së parë

Dhënia e ndihmës së parë është mjaft e rëndësishme për të shpëtuar jetën e dikujt dhe për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizuan një aktivitet sensibilizues për dhënien e kësaj ndihme.

Sensibilizimi i komunitetit vjen në kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, ku këto 2 institucione shpjeguan dhe treguan rëndësinë që kanë 10 minutat e para të ndihmës së shpejtë pas një aksidenti.

Gjithashtu në këtë organizim u shpjegua edhe rëndësia që ka pajisja e çdo automjeti, institucioni dhe familjeje me kutinë e ndihmës së parë, e cila është domosdoshmëri për shpëtimin e jetës në situata kritike, si lëndimet e paqëllimshme të trafikut rrugor, helmimet, djegiet, arresti kardiak, etj. Instruktorë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq, treguan teknikat e dhënies së ndihmës së parë dhe shpjeguan hap pas hapi hallkat e zinxhirit të masave të menjëhershme dhe jetëshpëtuese.

Qëllimi kryesor i ndihmës së shpejtë është që t’i sigurojë të sëmurit, ose të lënduarit lehtësim të shpejtë të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, që të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë deri në institucionin më të afërt shëndetësor. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com