Kombëtarja Shqiptare e grupmoshave U-21 është mposhtur 3-1 nga kombëtarja italiane në ndeshjen miqësore të zhvilluar në qytetin e Kaljarit.
Goli i parë është shënuar me një goditje mjaft të bukur nga Dimarko në minutën e 27-të, duke mposhtur portierin Selmani, duke mbyllur pjesën e parë në 1-0.
Të besuarit e Alban Bushit, filluan të reagonin dhe në pjesën e dytë të takimit Giacomo Vrioni, fitoi një goditje të lirë në një pozicion të volitshëm, të cilën e ekzekutoi Ramadani. Topi i goditur nga ish-mesfushori i “Partizanit” përfundoi në shtyllë.
Në fundin e sfidës ishte Selmani shpëtimtari i kuqezinjve, kur shmangu golin e dytë.
Në kohën shtesë goditja e Kristal Abazajt përfundoi aty ku bashkohet traversa me shtyllën e më pas te këmbët e Vrionit, që me gjakftohtësi e dërgoi topin në rrjetë.
Në momentin kur mendohej se ndeshja kishte përfunduar në barazim, kombëtarja U-21 pësoi dy gola të njëpasnjëshëm me autorë Murgian dhe Pariginin./atsh