Loading...

Tragjike, burri kthehet nga Greqia dhe i jep fund jetës duke u vetëvrarë

Një person i ka dhënë fund jetës në rrethana tragjike në Kuçovë, pasi është vetëvrarë me armë gjahu, pak ditë pasi kishte ardhur nga Greqia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “11 Janari”.

Viktima i identifikuar si shtetasi me iniciale Q. K. 55 vjec, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë vetëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com