Në afërsi të plazhit të Pasqyrave në Ksamil është gjetur një trup i pajetë i varur në pemë.
Dyshimet e para bien mbi të zhdukurin Blerim Dulaj, i cili ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.
Familjarët e 29-vjeçarit kanë bërë me dije se ai vuante nga probleme mendore.
“Do mbytem në det”, mësohet se kanë qenë fjalët e fundit të Dulajt para se të zhdukej pa lënë gjurmë.
Trupi i pajetë është gjetur 200 metra larg banesës së tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet zbardhja e identitetit të viktimës.