Loading...

Ishte shpallur i zhdukur, familjarët në Ksamil shokohen kur gjejnë të afërmin e tyre

Një person është gjetur i pajetë në Manastir të Ksamilit, ndërsa ishte shpallur prej disa kohësh i zhdukur. Mësohet se viktima është Blerim Dulaj dhe ështe gjetur nga të afërmit rreth 200 metra larg banesës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Prej dy ditësh policia ka bërë kërkime me skaf në det në sy të familjarëve, por aksioni rezultoi pa asnjë rezultat.

Pas kontrollit ku banonte i zhdukuri, policia gjeti pasaportën dhe telefonin, ndërkohë fillimisht u raportua se ai iu kishte thënë familjarëve se do të “mbytem në det”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com